
Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifti ka bërë me dije se ka marrë miratimin e rregulltatorit të Komunitetit Evropian për një produkt farmaceutik të krijuar prej tij që synon të bllokojë efektet e dëmshme të vaksinës Covid-19 në trupin e atyre që e kanë bërë këtë vaksinë gjatë pandemisë.
Prifti sqaron se bëhet fjalë për një përzierje të shpikur prej tij që synon ta bëjë të padëmshme proteinën Spike që prodhohet nga Covid-19 dhe vaksinat kundër tij.
Më tej thekson se patenta i është dhënë pa pagesë industrisë ndërsa thekson se mjekimi i ri do jetë shumë shpejt në tregun everopian dhe atë shqiptar për të ndihmuar sa më shumë njerëz.

“Te nderuar miq,
Pas nje pune disa vjecare me se fundmi vjen aprovimi rregullator i Komunitetit Europian i Spike Protect (emri i produktit qe kam zgjedhur), nje mishele biologjike e ideuar prej meje, per ta bere proteinen Spike e cila prodhohet nga Covid19 si dhe nga vete vaksinat te pademshme per organizmin e njeriut. Pasi mora aprovimin e kesaj patente Ju bej me dije qe ajo i eshte dhene industrise gratis dhe pa asnje pagese ndaj meje!
Mijera me kane pyetur per kete produkt, por nuk mund ta sugjeroja pa ardhur ky aprovim perfundimtar.
Tani duhet edhe pak jave dhe ky produkt i quajtur Spike Protect do te jete i pranishem ne te gjithe tregun europian dhe sigurisht edhe ne Shqiperi. Shpresoj qe te parandalojme sa me shume komplikacionet e vaksinave si dhe vete Covid19 per ata qe kane kaluar long Covid.
Falenderoj perzemersisht Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. per impenjinim ne kete partneritet dhe vecanerisht per plotesimin e kerkeses sime te vecante qe kostoja e produktit te jete sa me e lire ne menyre qe gjithkushi ta administroje!” – shkruan Prifti. Versus.al

