AKTUALITET /

EMRAT/ Makinat përplasen kokë më kokë, katër të pla*osur

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Makinat përplasen kokë më kokë, katër të

Një aksident rrugor ndodhi sot në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, në afërsi të rrugës së Tërpces.

Raportohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e katër qytetarëve.

Të plagosurit dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po transportohen me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Kapllan Lika dhe e shoqja, Vere Lika që udhëtonin me mjetin tip ‘Opel’ po transportohen me helikopter drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’, Novruz Jashari dhe bashkëshortja e tij, Hane Jashari po marrin mjekim në spitalin Rajonal të Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll