AKTUALITET /

VIDEO/ SPAK dhe BKH kontrolle në kullën “Ever Green” në mes të Tiranës!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ SPAK dhe BKH kontrolle në kullën “Ever Green”

SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle të befasishme në kullën “Ever Green” e cila ndodhet pak metra larg rrugës “Myslym Shyri” dhe përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Raportohet se kontrolli po kryhet në një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz.

Kontrollet po kryhen për llogari të autoriteteve italiane, dyshohet se ka lidhje me veprimtarinë e Call centerave.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për të saktësuar arsyen e kontrollit. Goditja e call centerave ka qenë në fokus të autoriteteve kohët e fundit pasi mijëra qytetarë në vendet e BE-së janë mashtrua dhe zhvatur./Versus.al

Poll