AKTUALITET /

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për drogë

Pasuritë janë në pronësi të Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe Gjino (Shkelqim) Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për të njëjtën vepër penale.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë,

Policia e  Tiranës dhe Prokuroria kanë finalizuar operacionin e koduar “Burimi”, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 200,000 euro, në pronësi të dy shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin preventiv të një apartamenti në Selitë dhe një garazhi në Selitë të Vogël.

Pasuritë janë në pronësi të Pajtim Braçaj, 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe Gjino (Shkelqim) Lleshaj, 44 vjeç, i dënuar në Itali për të njëjtën vepër penale.

Hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe personave të lidhur me ta, vazhdojnë.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon./Versus.al

Poll