
Një konflikt i motivuar nga arsye të dobëta ka degjeneruar në përdorim të thikës, duke lënë dy persona të plagosur në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit, gjatë një përplasjeje mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj.
Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari Arnest Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është goditur me thikë pas shpine dhe për shkak të gjendjes së rëndë u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe Enea Qorri, i cili sipas policisë ka precedentë penalë.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë ligjor të saj./Versus.al

