Mungesa e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”. Seanca e radhës do të mbahet më 3 shkurt në orën 10:00.
Avokati Sokol Hazizaj i cili përfaqëson të pandehurin Gentian Sharra kërkoi nga gjykata shoqërimin e detyrueshëm të Nuredin Dumanit për t’u ballafaquar me deklaratat e ‘ushtarit’ të tij Henrik Hoxha.
Kërkesa u kundërshtua nga SPAK që argumentoi se nuk ndodhen përpara kundërthënieve në deklarime dhe për rrjedhojë, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm.
Avokati Hazizaj e paraqiti kërkesën pasi Nuredin Dumani nuk ka marrë pjesë në disa nga seancat e fundit të këtij procesi gjyqësor.
Gjykata e Posaçme vlerësoi se, në këtë fazë, nuk plotësohen kushtet ligjore për shoqërimin e detyrueshëm të bashkëpunëtorit të drejtësisë, por theksoi se do të shprehet në një moment të mëvonshëm lidhur me këtë kërkesë. Versus.al

