AKTUALITET /

EMRAT/ Vrasja e të rinjve me armë zjarri në Velipojë, arrestohen dy punonjësit e hotelit

Ata janë identifikuar si Zyber Zagradi dhe Mario Pali, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim

Shkruar nga M.H

EMRAT/ Vrasja e të rinjve me armë zjarri në Velipojë,

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, njëkohësisht kunetër, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, për të cilën policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona.

Ata janë identifikuar si Zyber Zagradi dhe Mario Pali, punonjës në hotelin e familjes Frroku, dyshohen si bashkëpunëtorë në krim.

Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë.

Të dy personat janë përfshirë në përplasje fizike si fillim, e më vonë situata agravoi me të shtëna me armë zjarri.

Autorët e krimit, vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku janë ende në kërkim nga policia.

Sipas drejtorit të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt banal në fund të muajit qershor.

Shkak është debati mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Holiday”, Eduart dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datën 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit në ambientet e këtij lokali, ku u ndalua Ersild Ishmi”, sipas drejtorit të policisë Shkodër, Edmond Sulaj.

Dy autorët sapo kanë vënë re viktimën, janë afruar dhe e kanë qëlluar disa herë Ersild Ishmin 33 vjeç dhe Arsid Hoxhën 22 vjeç duke u shkaktuar plagë të rënda.

Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës, në gjendje të rendë, dhe pavarësisht ndihmës se mjekeve, kanë ndërruar jete.

Policia ka ngritur pika  kontrollit për arrestimin e dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku. / Versus.al

Poll