Dy persona janë vrarë mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Arben Cera dhe Ardis Ibshimi u qëlluan me armë pranë stacionit të autobusëve në Velipojë.
Ata u transportuan në gjendje të rëndë drejt spitalit të Shkodrës. Por mësohet se ata kanë humbur jetën.
Viktima mbetën Arsid Hoxha edhe Ersild Ishmi.
Eduart dhe Gëzim Frroku janë dy vëllezërit të cilët dyshohet se janë autorë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë.
Velipojë/Informacion paraprak
Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.







