AKTUALITET /

VIDEO e FOTO / Vrasja në Memaliaj, kush është 30-vjeçari që humbi jetën, momenti kur mbërrin në spital

Raportohet se ka humbur jetën personi i identifikuar si Endri Goxhaj, 33 vjeç, ndërsa Dario Nela ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. 

Shkruar nga Versus

VIDEO e FOTO / Vrasja në Memaliaj, kush është 30-vjeçari

Ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj, i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Memaliaj, pas një konflikti të çastit.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë, autori i dyshuar është 29-vjeçari Donald Nela, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj viktimës. Si pasojë e plagëve të marra, Goxhaj nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Ky është momenti kur një person mbërrin në spitalin "Omer Nishani" në Gjirokastër pas të shtënave me armë në Memaliaj.
Raportohet se ka humbur jetën personi i identifikuar si Endri Goxhaj, 33 vjeç i njohur me pseudonimin “Supe”, ndërsa personi tjetër, Dario Nela ka mbetur i plagosur. 
Ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar me shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori me iniciale Donald Nelaj, i cili e ka qëlluar me armë zjarri para lokalit të shtetasit me iniciale S.K. afër qendrës së Memaliajt

Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Dario Nela (25 vjeç), i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë të qarta rrethanat se si ai ka mbetur i plagosur.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje për kapjen e tij.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Poll