AKTUALITET /

'Dosja AKSHI' / SPAK ju sekuestron mbi 40 milionë euro pasuri Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasit e Ermal Beqirit

Dhjetëra apartamente, vila, toka, kompani, llogari bankare dhe një jaht nën sekuestro; hetimet për korrupsion dhe pastrim parash zbulojnë një pasuri gjigante

Shkruar nga Versus

'Dosja AKSHI' / SPAK ju sekuestron mbi 40 milionë euro pasuri

Një nga operacionet më të mëdha të viteve të fundit është zhvilluar nga SPAK, që ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 40 milionë euro, në kuadër të hetimeve për korrupsion, pastrim parash dhe veprimtari kriminale të organizuar.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, duke përfshirë një listë të gjatë asetesh në emër të Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, si dhe persona të tjerë të lidhur me ta.


PASURI NË SHKALLË GALOPANTE
Nga të dhënat zyrtare, rezulton se janë sekuestruar:

- Të paktën 15+ apartamente dhe njësi banimi në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Kavajë
- Vila dhe ndërtesa luksoze në zona elitare si Petrelë, Lundër dhe Rolling Hills
- Mbi 10 prona toke dhe pyjesh, përfshirë sipërfaqe të mëdha në Petrelë, Sauk dhe bregdet
- Tokë bujqësore dhe ullishte, përfshirë 1500 m² në Sauk dhe mbi 10 mijë m² arë
- Automjete luksoze, si Land Rover Defender 2023 dhe Volkswagen Tiguan
- Një jaht luksoz “Skyfall”
- Dhjetëra llogari bankare në BKT, OTP dhe Credins
- Qindra miliona lekë cash në llogari kompanish
- Subjekte tregtare dhe aksione në kompani të ndryshme

'Dosja AKSHI' / SPAK ju sekuestron mbi 40 milionë euro pasuri
PASURITË SIPAS TË HETUARVE

Mirlinda Karçanaj

- 2 apartamente në Tiranë
- 1 pronë në Qerret
- 1 ullishte në Sauk (1500 m²)
- 1 automjet
- Llogari bankare të shumta

 Ergys Agasi

- 7 prona të mëdha pyjore me ndërtime në Petrelë
- Apartamente, garazhe dhe truall në Tiranë e Durrës
- Tokë bujqësore mbi 10,000 m²
- Pasuri në Vlorë dhe zona turistike
- Automjete, biznese dhe llogari bankare

 Ermal Beqiri

- Prona në Green Coast dhe Rolling Hills
- Apartament në Golem
- Jaht luksoz
- Kompani dhe njësi shërbimi
- Llogari bankare dhe mjete të regjistruara

AKUZAT E RËNDA
Sipas SPAK, hetimet lidhen me: Korrupsion pasiv të funksionarëve publikë, Shkelje të barazisë në tendera
Pastrim parash Grup të strukturuar kriminal Vepra të tjera të rënda penale

'Dosja AKSHI' / SPAK ju sekuestron mbi 40 milionë euro pasuri

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Tiranë, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, po kryen hetime paraprake për veprat penale:

“Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr. 289, datë 20.04.2026 bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasi:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje nëQeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri:

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive të mësipërme është konkluduar e vlera e përafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për bashkëpunimin në sekuestrimet e kryera.

Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive.

Poll