
Një zyrtar i OSHEE-së ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhjeje automjeti.
Burime bëjnë me dije se i arrestuari është Ervin Kodra, përgjegjës i OSHEE-së për Mirditën. Ai u kap nga efektivët e policisë teksa po nxirrte nga bregu i një lumi një automjet që rezultonte i denoncuar si i vjedhur në Korçë.
Gjatë verifikimeve, uniformat blu konstatuan se edhe targat e vendosura në automjet ishin të vjedhura në Elbasan, duke shtuar dyshimet për manipulim të identitetit të mjetit.
Pas arrestimit, automjeti u sekuestrua si provë materiale, ndërsa ndaj Kodrës nisi procedimi penal për veprën e vjedhjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën e mjetit, mënyrën se si ai kishte përfunduar në posedimin e të arrestuarit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.Versus.al

