
Durrës- Një situatë kaotike u shkaktua ditën e sotme në lagjen nr.14 të Shkozetit ku një person përplasi 4 automjete.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën që njihet si tregu i makinave. Policia ka qenë në ndjekje të shoferit.
Ky i fundit teksa tentonte të largohej me shpejtësi, ka përplasur 4 automjete dhe më pas ka braktisur makinën e tij në vendngjarje dhe është larguar.
Policia po punon për kapjen e tij. Versus.al

