AKTUALITET /

VIDEO/ Pogradec, u godit me thikë nga bashkëshorti, transportohet me helikopter drejt Traumës 28-vjeçarja. Zbardhet dinamika e ngjarjes

Çifti jetonte në Greqi dhe kishte ardhur në Pogradec për të kaluar disa ditë pranë familjarëve gjatë sezonit veror

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Pogradec, u godit me thikë nga bashkëshorti, transportohet me

Transportohet drejt Tiranës, 28-vjeçare që u sulmua me thikë nga bashkëshorti i saj, në qytetin e Pogradecit.

Bleona Xhaja ka marrë plagë të rënda në bark dhe në krah si pasojë e goditjeve me mjet prerës. Fillimisht ajo mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj shëndetësore u transportua me helikopter ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim të specializuar.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen nr. 4 të qytetit. Dyshohet se gjatë një konflikti në banesë, Renato Xhaja, 30 vjeç, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, 30-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Pogradecit, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se 30-vjeçari dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, por një informacion i tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe pritet të verifikohet nga hetimet që po zhvillohen. Versus.al  

 

 

Poll