
Një person që ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” ka thyer urdhrin dhe është larguar me automjet në Durrës, duke shkaktuar përplasje me pesë makina të parkuara, raporton Policia e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 në lagjen nr. 14, ku shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte me shpejtësi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen.
Gjatë largimit, ai ka përplasur pesë automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendngjarja.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Sipas verifikimeve paraprake, shtetasi R. Xh. rezulton i shpallur në kërkim pasi kishte thyer më herët masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “mashtrimi”, ndërsa tashmë akuzohet edhe për “largim nga vendi i qëndrimit”.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 14, Durrës, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë patrullimit, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti që po lëvizte me shpejtësi, por ai nuk i është bindur urdhrit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen.
Gjatë largimit, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. Xh., ka përplasur 5 automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kryejnë kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi R. Xh. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.Versus.al

