AKTUALITET /

Banorët hoqën rrethimin në Kakome, reagon kompania “Riviera Kakome”: Plazhi ka qenë i hapur, ndërhyrja akt dhune ndaj pronës private

Riviera Kakome thekson se prona është përfituar nga shteti përmes procedurave ligjore dhe se rrethimi është ndërtuar në përputhje me lejet dhe dokumentacionin përkatës

Shkruar nga Versus

Banorët hoqën rrethimin në Kakome, reagon kompania “Riviera

Pas heqjes së rrethimit në Gjirin e Kakomesë, pas 22 vitesh, ka reaguar kompania “Riviera Kakome” e cila e ka cilësuar veprimin si akt dhune ndaj pronës private duke hedhur poshtë pretendimet se qytetarëve u është bllokuar aksesi në zonën e plazhit.

Sipas kompanisë, kufizimi lidhet vetëm me sipërfaqen e rrethuar, e cila është objekt i një lejeje ndërtimi të miratuar nga institucionet kompetente, ndërsa rruga drejt detit mbetet e hapur dhe e aksesueshme për publikun.

Riviera Kakome thekson se prona është përfituar nga shteti përmes procedurave ligjore dhe se rrethimi është ndërtuar në përputhje me lejet dhe dokumentacionin përkatës.

Në reagim, kompania njofton gjithashtu se ka nisur mbledhjen e provave dhe do të ndjekë rrugën ligjore për kallëzim penal ndaj personave përgjegjës për dëmtimin e pronës.

Nga ana tjetër, kompania kundërshton pretendimet e banorëve të Nivicës lidhur me pronësinë mbi tokën në Kakome, duke theksuar se këto çështje janë shqyrtuar dhe rrëzuar në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor.

KLiko deklarata

Poll