
Në dosjen e grupit kriminal të kokainës që kanë trafikuar 50 ton drogë, që ka siguruar Versus Albania, sa i takon grupit të Salvator Aliut, SPAK ka zbërthyer komunikimet mes anëtarëve të grupit ku bën pjesë dhe Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika, që kanë të bëjnë me furnizimin me tonelata lëndë narkotike.
Në komunikimet e zbuluara nga aplikacioni SkyEcc, shohet se si rrjeti i strukturuar kriminal shqiptar dhe ndërkombëtar ka trafikuar sasi të mëdha kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ka kryer pastrim të të ardhurave kriminale në Shqipëri.
Në dokumente thuhet se drejtues i grupit dyshohet të jetë Salvatore Aliu, i cili sipas hetimeve ka koordinuar trafikun e drogës nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt porteve të Antverpit, Roterdamit dhe vendeve të tjera europiane.
Ndërkohë, Isa Aliu, vëllai i t ij, dyshohet se ka pasur rol në pastrimin e parave përmes bizneseve në Shqipëri.
Zbërthimi i komunikimeve SKY ECC
Hetimet bazohen kryesisht në komunikime të enkriptuara në aplikacionin SKY ECC, të siguruara përmes letërporosive ndërkombëtare dhe autoriteteve franceze.
Sipas SPAK, analizat e këtyre komunikimeve kanë zbuluar:
Trafik të rreth 700 kg kokainë të sekuestruar në Antverp më 11.05.2020
2010 kg kokainë të sekuestruar në Ekuador më 06.06.2020
1100 kg kokainë të sekuestruar në Roterdam më 16.08.2020
4.1 ton kokainë të trafikuar në Roterdam më 06.12.2020
1 ton e 50 kg kokainë të sekuestruar në Kolumbi më 03.02.2021
Në dosje thuhet se këto ngarkesa kanë kaluar përmes një rrjeti të mirëorganizuar që përdorte kode të enkriptuara komunikimi dhe bashkëpunëtorë në disa vende.
Roli i të dyshuarve
Në datat 13–14 shtator 2020, i hetuari Salvatore Aliu njofton të hetuarin Eldi Dizdari se gjatë javës do të nisin disa ngarkesa me destinacion Evropën, me një sasi totale prej rreth 6 ton.
2. Ndarja e ngarkesave
Eldi Dizdari kërkon që ngarkesat të ndahen si më poshtë:
1.5 ton në kontenierë jo frigoriferik (të thatë)
2 ton në kontenierë frigoriferik (të njomë)
Aliu i paraqet opsione të kontenierëve të kompanisë “Dole”, ndërsa Dizdari kërkon që destinacioni tranzit të jetë Anversi, duke argumentuar se disa linja transporti i nënshtrohen kontrolleve me skaner në Evropë.
3. Mënyra e operimit dhe fshehja e ngarkesave
Salvatore Aliu shpjegon mënyrën e operimit si më poshtë:
ngarkesat vendosen brenda kontenierëve;
në brendësi vendoset kopje e çelësit të kontenierit;
pas hapjes së kontenierit në dalje, vendoset kopja e njëjtë për të mos u konstatuar ndërhyrja.
4. Paketimi dhe ndarja në njësi më të vogla
Në vijim të komunikimeve, diskutohet që çantat me ngarkesë të ndahen në peshë më të vogël, rreth 40–45 kilogramë, me qëllim lehtësimin e transportit të tyre në terren dhe në port.
Salvatore Aliu i jep opsionet e kontenierëve të kompanisë së bananeve “Dole”, ndërkohë që Dizdari këmbëngul për Anversin si destinacion transit dhe jo sipas kompanive, pasi kompania “Dole” që Aliu sugjeron i nënshtrohet kontrolleve me skaner për kontenierët në Evropë.
Salvatore Aliu i tregon dhe mënyrën e operimit, duke treguar se ngarkesat i fut në kontenierë dhe brenda kontenierit vendos edhe kopje të çelësit të kontenierit, i cili pas thyerjes që i bëhet në dalje, vendoset kopja e njëjtë, në mënyrë që të mos kuptohet që kontenieri është hapur.
Më pas, në të njëjtën ditë, të hetuarit Salvatore Aliu dhe Eldi Dizdari diskutojnë për teknikalitete të dërgesave të kokainës.
Eldi Dizdari i kërkon Aliut që çantat me kokainë t’i bëjnë në peshë më të vogël, pasi personat që i nxjerrin nga kontenieri e kanë shumë të vështirë për t’i transportuar në krah për shkak të peshës së rëndë.
Për këtë arsye kërkon që t’i bëjnë çanta prej 40–45 kilogramësh.
Në vijim të bisedave, Salvatore i tregon foto të çantave me kokainë që janë bërë gati për nisje dhe i tregon se vetëm 1 ton (nga gjashtë) është i papaketuar dhe do kërkojë që t’i paketojnë sipas porosisë së Dizdarit.
Ndër të tjera, Salvatore i tregon Dizdarit se arsyeja pse çantat bëhen të mëdha/rënda është pasi pagesa në nisje bëhet në bazë të numrit të çantave që ngarkohen në kontenierë.
Pjese nga komunikimi
2020-09-13 13:02:24
RGICID: Jo më shumë se 1.5
2020-09-13 13:03:06
LTMX12: Mbej 1.5 të thatë 2t njom
ose 2.2/2.3 sa të duash
2020-09-13 13:03:32
RGICID: Të njomë të bëjë sa të duash
2020-09-13 13:03:38
RGICID: Vlla pz me janë bërë 6 t
2020-09-13 13:03:44
LTMX12: Me nis opsionet
2020-09-13 13:03:53
LTMX12: Vlla të zgjedhësh një kuti të mirë
2020-09-13 13:05:54
LTMX12: Vlla ç’a të duash të thatë të njomë
2020-09-13 13:05:57
LTMX12: Po deshe bëj 2
2020-09-13 13:06:02
LTMX12: 1 të thatë 1 të njomë
2020-09-13 13:06:47
RGICID: U bë
2020-09-13 13:06:52
RGICID: Final ose transit
2020-09-13 13:06:55
RGICID: 2 ton
2020-09-13 13:09:54
RGICID: Ka 22 kuti në javë
2020-09-13 13:10:10
RGICID: Për çdo javë
2020-09-13 13:10:11
RGICID: Norvegji

