AKTUALITET /

23 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Nuk ikim nga sheshi pa u dorëhequr Rama dhe pa u larguar Berisha

Një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara nga sindikatat.

Shkruar nga Versus

23 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë:

Ka nisur në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, protesta e 23-të kundër qeverisë.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një prej protestuesve deklaroi se revolta qytetare do të vazhdojë pavarësisht presioneve, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestat e organizuara nga sindikatat.

“Nesër, në orën 10:00, të gjitha sindikatat do të protestojnë përpara Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, në shenjë solidariteti. U bëj thirrje të gjithëve t’i bashkohen kësaj proteste. Nga minatorët e deri te rinia, duhet të protestojmë kundër këtij pushteti”, tha ai.

Sipas protestuesit, lëvizja qytetare nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj dhe do të vijojë aksionin protestues.

“Ne nuk do të ndalojmë, pavarësisht presioneve që bëjnë. Do të vazhdojmë qëndresën tonë derisa të dëgjohet zëri i qytetarëve”, u shpreh ai.

Poll