AKTUALITET /

EMRI/ Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, pasi mësohet se Mezini kishte kaluar pak kohë më parë një hemorragji cerebrale

Shkruar nga Versus

EMRI/ Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës

Është identifikuar personi që u gjet pa shenja jete mesditën e sotme pranë linjës hekurudhore Peqin–Elbasan. Burime zyrtare konfirmojnë se bëhet fjalë për shtetasin Bujar Mezini, 67 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë natyral, pasi mësohet se Mezini kishte kaluar pak kohë më parë një hemorragji cerebrale, e cila mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.

Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko–ligjore, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Poll