AKTUALITET /

EMRI/ Pjesë e një rrjeti të madh trafiku droge, shqiptari arrestohet pas përleshjes me karabinierët

Sipas medias italiane 22-vjeçari thuhet se ka sulmuar dhe kërcënuar oficerët që po e ndalonin, ndërsa tentonte të hidhte lëndët narkotike. 

Shkruar nga Versus

EMRI/ Pjesë e një rrjeti të madh trafiku droge, shqiptari

Karabinierët mund të kenë gjetur një hallkë të rëndësishme për të shkatërruar një rrjet të madh të huaj shpërndarësish droge në zonën e L’Aquilas, pas arrestimit të një 22-vjeçari shqiptar, Elvis Tota.

Ai u ndalua në Pizzoli (L’Aquila) gjatë një kontrolli rutinë, ku në makinën e tij u gjetën kokainë, hashash dhe dhjetë qese celofani për paketimin e lëndës narkotike, shkruan media italiane. 

Gjatë marrjes në pyetje, 22 vjeçari nuk dha shpjegime për arsyen e qëndrimit të tij në Itali një element që mund të kishte ndikuar në lehtësimin e pozitës së tij ligjore.

Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët që ai nuk i ka zbuluar.

Po sipas medias italiane 22-vjeçari thuhet se ka sulmuar dhe kërcënuar oficerët që po e ndalonin, ndërsa tentonte të hidhte lëndët narkotike. 

Vetëm katër ditë më parë, një tjetër shtetas shqiptar ishte arrestuar në fshatin Preturo të L’Aquilas, pasi iu gjetën 200 gramë kokainë të fshehura nën një gur pranë shtëpisë së tij. Ai ndodhet në një situatë më pak të rënduar dhe gjykata i ka caktuar masën e “detyrimit për t’u paraqitur në polici”./Versus.al

Tags:

elvis tota

Poll