Fier- Një 53 vjeçar i identifikuar si Adriatik Mone është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë duke i shitur doza heroine një personi në lagjen “Liri Gero”.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij të banesës, 53 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan kanabis në trajtë çokollate, një tjetër sasi heroinë e ndarë në doza gati për shitje si dhe një krehër pistolete.
Policia procedoi penalisht gjithashtu edhe blerësin 37 vjeçarin F.D. ndërsa gjatë operacioni u sekuestruan edhe një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se shitësi i heroinës i kishte përfituar nga veprimtaria kriminale. Versus.al







