
Ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, gjatë një vizite në Tiranë – vendin që, siç thoshte vetë, “e deshi me shpirt”.
Trupi i pajetë i diplomatit u gjet në dhomën e hotelit ku qëndronte, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri në periudhën 1987–1990, në një nga momentet më vendimtare për vendin.
Në korrik të vitit 1990, ai hapi dyert e ambasadës gjermane në Tiranë për mijëra shqiptarë që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist një vendim i guximshëm që e mori në kundërshtim me udhëzimet e qeverisë së tij.
Më vonë, në intervista të ndryshme, Daum do të pranonte se veprimi i tij ishte i qëllimshëm, sepse besonte se kjo valë arratisjeje do të niste rrëzimin e diktaturës në Shqipëri.
Diplomati dhe studiuesi i shquar është vlerësuar ndër vite për ndihmesën e tij në çlirimin moral dhe politik të shqiptarëve në fundin e viteve ‘80. /Versus.al







