AKTUALITET /

VIDEO - 10 policë vs 1 invalid/ Pamjet që trondisin nga çfarë po ndodh në Theth

Tensione të larta në zonën malore të Thethit dhe rasti i Bekim Koçekut

Shkruar nga Versus

VIDEO - 10 policë vs 1 invalid/ Pamjet që trondisin nga

Jo, një e dy, por plot 10 policë janë përballë Bekim Koçekut. Ky i fundit, invalid me karrocë me rrota, në trup ka veç një dorë, një cung tjetër dorë dhe dy këmbët po cung… Përballë tij fillimisht janë 6  e më pas 10 uniforma blu.

Aksioni i policisë për shembjen e objekteve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e gjashtë, dhe nuk ka munguar tensioni. Fadromat e IKMT-së kanë zbarkuar sot në pronën e familjes Koçeku, ndërsa forcat e shumta policore janë vendosur aty për të parandaluar çdo përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve.

Por historia që po trondit më shumë, nuk është vetëm një aksion dhunshëm i pastrimit të territorit. E gjithë vëmendja ka shkuar tek Bekim Koçeku, një njeri që përpiqet të mbrojë atë që ka ndërtuar me mund e sakrifica edhe nga karrigia me rrota. Ky është një njeri që, me gjysmëkrahët e tij të dobët, ka ngritur këto objekte si një testament të dashurisë për jetën, familjen, të motrën e ndjerë, e cila, me ndihmën e saj, ka mbështetur çdo hap të tij.

Por tani, të gjitha ato ëndrra dhe mundime po shemben, dhe Bekimi nuk mund të mbajë dot lotët kur përkujton motrën e tij pranë përkujtimores që e lidh me të.

"Motra ime më ka ndihmuar të ndërtoj këto objekte. Tani po shkatërrohen para syve tanë," – thotë ai, me zërin e shtrënguar nga dhembja dhe zhgënjimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

Poll