
Sot qeveria ka marrë vendimin për akordimin e një fondi prej 2.1 miliardë lekësh si dëshmpërblim për 275 familje të cilat marrin ndihmë ekonomike.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi se fondin e përfitojnë për herë të parë edhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. 150 euro është shuma që do të jepet për të gjitha kategoritë e përmendura nga ministrja.
“Sot kam kënaqësinë të njoftoj një lajm të gëzuar për gjithë familjet dhe individët që përfitojnë nga skema sociale. Akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë lekë apo 150 euro që u akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga ndihmat ekonomike, fëmijët pa kujdes prindërot, invalid që kanë statusin e tetra apo paraplegjikut. Për herë të parë për këtë vit marrin shpërblimin edhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. Plot 18 mijë ndihmës apo kujdestarë do të marrin këtë shpërblim”- u shpreh Koçiu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë. Versus.al








