AKTUALITET /

Fluks i madh për tërheqjen e kartave të ID dhe pasaportës, IdentiTek hapur edhe nesër

Shkruar nga Versus

Fluks i madh për tërheqjen e kartave të ID dhe pasaportës,

Ministria e Bredshme ka njoftuar se zyrat e IdentiTek për shpërndarjen e kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së nesërme, më 10 maj.

Vendimi është marrë nga shoqëria me qëllim që t’u vijë në ndihmë qytetarëve që nuk kanë arritur të tërheqin në kohë dokumentet. Zyrat do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00 për të tërhequr kartat.

Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga qytetarët, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të zgjedhjeve të 11 majit,

Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas shqiptar të votojë, edhe në rast se i ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumentit që zotëron. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: