AKTUALITET /

FOTO/ Kërkohej për vr*sjen e Gentjan Bejtjas, momenti kur Operacionalja kap "Pole Qorrin" në Orikum

Dyshohet se Flodian Plaku kishte në plan të kryente tjetër krim në Vlorë.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Kërkohej për vr*sjen e Gentjan Bejtjas, momenti kur

Vlorë- Ky është momenti i arrestimit të Flodian Plakut ditën e djeshme në Orikum pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Gentjan Bejtja, ngjarje e ndodhur më 15 mars të vitit të kaluar.

41 vjeçari vlonjat u kap në një hotel pas një operacioni të organizuar nga Forcat Operacionale. Gjatë momentit të arrestimit, Plakut i cili njihet edhe me mbiemrat “Mamo e Serjani” dhe nofkën “Pole Qorri”, iu gjetën 2 armë zjarri që i mbante me vete.

Në kuadër të operacionit të zhvilluar dje, janë ndaluar edhe 6 persona të tjerë, mes të cilëve edhe 44 vjeçari Julian Aliaj i cili dyshohet si anëtar i bandës kriminale të vrasësve të drejtuar nga Flodian Plaku. Aliaj ishte arrestuar edhe në 2019-ën në Itali për trafik droge nëpërmjet gomoneve që niseshin nga Vlora drejt Brindisit për t’u shpërndarë më pas në qytetet më të pasura të Italisë.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Flodian Plaku dyshohet si një ndër tre autorët që kanë hapur zjarr me breshëri ndaj ish-policit që ishte kthyer në personazh të botës së krimit. Më 14 mars të 2024-ës, ata qëlluan me breshëri plumbash automatiku kundrejt Bejtjas i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës. Dyshohet se vrasja ka motive hakmarrje si pasojë e luftës për hakmarrje mes grupeve të Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit. Pak ditë pas vrasjes u arrestuan Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të dy të dyshuar për atentatin mafioz. Dosja për vrasjen e Bejtjas kaloi për gjykim më 9 mars të këtij viti. Versus.al

Poll