
Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku mbetën të vrarë dy kunetërit Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, ka si autorë dy vëllezërit Frroku fotot e të cilëve janë bërë publike.
Ata kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë në ambientet e hotelit që ata kanë në pronësi.
Konflikti dyshohet ta ketë zanafillën që në qershor të këtij viti, që nisi me një keqkuptim midis njërit prej kamarierëve të hotelit dhe kuzhinierit.
Më pas situata kishte agravuar, dhe për t’i ardhur në ndihmë kamarierit viktima Ersild Ishmi kishte kanosur me armë zjarri kuzhinierin.
Ai kishte marrë dënimin 'arrest në shtëpi' për krimin e kryer, por mbrëmë e theu masën e sigurisë duke u nisur drejt hotelit së bashku me Arsid Hoxhën, me qëllim zgjidhjen e konfliktit.
Mirëpo fundi i zgjidhjes së konfliktit ishte tragjik.
Dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku u konfliktuan me Arsid Hoxhën dhe Ersild Ishmin, të cilët i qëlluan me armë zjarri për vdekje.
Policia është ende në kërkim të autorëve ndonëse ka arrestuar fillimisht si të dyshuar për bashkëpunim në krim edhe dy punonjësit e hotelit.
Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024
Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (kunetër)
I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin "Holiday", banues në Dibër
Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë
Arrestohet Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit/ Versus.al







