
Katër qytetarë janë plagosur këtë pasdite në fshatin Mbreshtan të Beratit, pasi mjeti i tyre tip Fuoristradë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar në një rrëpirë pranë pusit “Shpirag 5”.
Drejtoria e MZSH Berat njofton se shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur të bllokuar në automjet.
Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.
