
Në sektorin e ndërtimit që konsiderohet më ndikuesi në ekonominë shqiptare përgjatë viteve të fundit, shpesh herë ka patur ankesa sa i takon pagave të ulëta të deklaruara. Për ta zgjidhur këtë problematikë, drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka vendosur një dysheme pagash ku më e ulëta do të jetë 80 mijë lekë.
Administrata u bën thirrje të gjitha kompanive të ndërtimit që të garantojnë deklarimin korrekt të pagave për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që ligji parashikon në këto raste.
Në kuadër të planit sektorial të ndërtimit dhe për të luftuar informalitetin në pagat e punonjësve, fokusi i Administratës Tatimore nga dhjetori 2025 e në vijim do të jetë ndërtimi, kryesisht në:
- Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet;
- Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.
Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.

Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës së mëposhtme. Versus.al
Turizmi “zhgënjen” në konsum, kompanive u mbeten produktet stok
Rritje për elitën, fukarallëk për gjithë të tjerët
