
Gilmando Dani u vra në një atentat pasdite e sotme në rrethrrotullimin pranë Aeroportit të Rinasit. 47-vjeçari po kthehej nga Spanja. Burime për Versus.al bëjnë me dije se avioni me të cilin po udhëtonte Dani arriti në Rinas në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar.
Gilmando Danin e priste në aeroport shoku i tij, 40 vjeçari Muçi Shaljani i njohur me nofkën “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit me armë zjarri dhe aktualisht i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, por gjendja e tij është kritike për jetën.
Dyshohet se atentatorët, të cilët janë ende të arrati, dinin me saktësi çdo lëvizje viktimës, gjë që çoi në pasoja fatale për anëtarin e bandës së Emiljano Shullazit.


