AKTUALITET /

Giro d'Italia/ Sot mbahet etapa e parë e garës së çiklizmit! Durrësi dhe Tirana 'të bllokuara' për disa orë

Sot gara nis nga Durrësi, nesër nga Tirana për t'u përmbyllur të dielën në Vlorë.

Shkruar nga Versus

Giro d'Italia/ Sot mbahet etapa e parë e garës së

Sot rreth orës 13:10 gara çiklistike “Giro d’Italia” nis etapën e parë “Durrës-Tiranë”. Nisja e garës do të bëhet në Portin e Durrësit dhe përfundimi llogaritet rreth orës 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për pasojë, në disa rrugë dhe sheshe ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 18:00, interval gjatë të cilit do të ketë edhe disa akse të bllokuara ku do të kalojnë garuesit.

Etapa e dytë do të nisë nesër nga Tirana, ndërsa etapa e tretë do të mbahet në Vlorë më 11 maj.

Qytetarëve do t’u duhet të përdorin rrugë alternative për të qarkulluar në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e garës së çiklizmit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: