Lezhë- Një person është gjetur i vdekur brenda një banese në fshatin Dajç.
Viktima ende nuk është identifikuar, por raportohet të jetë rreth 53 vjeç.
Trupi është gjetur i dekompozuar dhe dyshohet se 53 vjeçari ka humbur jetën kohë më parë, por nuk është konstatuar për shkak se jetonte i vetëm.
Grupi hetimo ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi është dërguar në morgun e Tiranës për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Versus.al








