AKTUALITET /

Gjykata Administrative "rrëzon" rektorin e Drejtësisë, rikthen në detyrë dekanen Dorina Hoxha

Vendimi i gjykatës vjen pas pezullimit të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë më 20 maj, me urdhër të rektorit Artan Hoxha

Shkruar nga Versus

Gjykata Administrative "rrëzon" rektorin e Drejtësisë,

Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur në favor të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha, duke shfuqizuar aktin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Me vendimin e saj, gjykata ka urdhëruar rikthimin e menjëhershëm të Dorina Hoxhës në detyrën e dekanes. Sipas vendimit, zbatimi i tij nis menjëherë, çka nënkupton se rikthimi në detyrë duhet të bëhet edhe në rast se pala tjetër vendos të ankimojë çështjen në apel.

Vendimi i gjykatës vjen pas pezullimit të Dekanes së Fakultetit të Drejtësisë më 20 maj, me urdhër të rektorit Artan Hoxha. Pezullimi u bë pasi Dorina Hoxha kishte shprehur interesin për të kandiduar për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Me vendimin e sotëm, Gjykata Administrative ka rrëzuar aktin e rektorit dhe ka rikthyer në fuqi ushtrimin e funksioneve nga ana e dekanes së Fakultetit të Drejtësisë./Versus.al

Poll