AKTUALITET /

IKMT pezullon aktivitetin dhe gjobit disa subjekte që shkaktuan ndotje mjedisore në Dhërmi

Sipas njoftimit të IKMT-së, pas denoncimeve të qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kreu kontrolle në zonat ku zhvillohet aktiviteti i fraksionimit dhe përpunimit të inerteve të gurit.

Shkruar nga Versus

IKMT pezullon aktivitetin dhe gjobit disa subjekte që shkaktuan ndotje

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin e 5 subjekteve që operojnë në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, si dhe vendosi gjoba për shkelje të legjislacionit mjedisor.

Sipas njoftimit të IKMT-së, pas denoncimeve të qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kreu kontrolle në zonat ku zhvillohet aktiviteti i fraksionimit dhe përpunimit të inerteve të gurit.

Gjatë inspektimeve u konstatua se subjektet nuk kishin respektuar kushtet e përcaktuara në lejet e lëshuara nga autoritetet mjedisore. Si pasojë, kompanitë “Gjikuria”, “Anchor Beton”, “Eral Construction Company” dhe” Beton Express 2018” u ndëshkuan me masa administrative, që përfshijnë pezullimin e aktivitetit dhe vendosjen e gjobave.

IKMT thekson se, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik, u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të respektojnë detyrimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.

Institucioni nënvizon se do të vijojë kontrollet në terren dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të legjislacionit në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve./Versus.al

Poll