AKTUALITET /

I plag*sën vëllain me thikë, 41-vjeçari në Shkodër tenton të hakmerret, por arrestohet nga policia

Policia është ende në kërkim të 18 vjeçarit që kreu plagosjen me thikë.

Shkruar nga Versus

I plag*sën vëllain me thikë, 41-vjeçari në

Shkodër – Një 41-vjeçar i identifikuar si A.K është arrestuar nga policia pasi u kap me një pistoletë të cilën e kishte marrë për të kryer një ngjarje kriminale.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së policisë krimi u parandalua. Gjatë ndjekjes, 41-vjeçari e hodhi armën për të mos rënë në pranga, por arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale.

Mësohet se ai ishte nisur për të marrë hak për plagosjen e vëllait të tij, të ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen “Vasil Shanto”. Vëllai i tij V.K, 32 vjeç, u plagos me thikë nga një 18-vjeçar dhe tani është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia vijon punën për kapjen e 18-vjeçarit A.F, i cili u largua nga vendngjarja pasi plagosi me thikë 32-vjeçarin. Versus.al

Poll