
Një automjet tip Hyundai me targa amerikane është grabitur pasditen e sotme në qytetin e Kamzës, në një situatë të pazakontë.
Ngjarja ka ndodhur pasi drejtuesja e mjetit ka zbritur për pak momente nga makina, duke e lënë atë të ndezur.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin kur gruaja ka zbritur nga automjeti, një person dyshohet se ka përfituar nga rasti, ka hyrë në mjet dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës.
Fillimisht pati dyshime se brenda automjetit mund të ndodhej një fëmijë, duke alarmuar edhe më tej situatën. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera nga policia dhe kontaktit me pronaren e automjetit, rezultoi se në makinë nuk ndodhej asnjë person tjetër.
Aktualisht, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e automjetit të marrë./Versus.al

