BOTA /

SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, Trump lajmëron bisedime të mëtejshme: Armëpushimi ka mbaruar!

Trump ka deklaruar shpesh se Teherani është përgjëruar për rifillimin e bisedimeve me Uashingtonin, megjithëse këto bisedime janë ndërprerë vazhdimisht pa ndonjë përparim të tyre.

Shkruar nga Versus

SHBA anulon sulmet ndaj Iranit, Trump lajmëron bisedime të

SHBA dhe Irani do të ulen sërish për bisedime. Përmes një postimi në rrjetet sociale,presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkruan se Republika Islamike e Iranit i kishte kërkuar më herët  të vazhdonim bisedimet.

Por ai tha se armëpushimi me Iranin ka mbaruar, pavarësisht dakordësisë për nisjen e bisedimeve të reja për paqe.

“Republika Islamike e Iranit na kërkoi të vazhdonim ‘bisedimet’. Ne ramë dakord, por Shtetet e Bashkuara u thanë atyre, pa asnjë dyshim, se armëpushimi ka MBARUAR!”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth.

Trump ka deklaruar shpesh se Teherani është përgjëruar për rifillimin e bisedimeve me Uashingtonin, megjithëse këto bisedime janë ndërprerë vazhdimisht pa ndonjë përparim të tyre.

Mediat shkruajnë se Katari synon të gjejë një mënyrë për të zbatuar memorandumin e mirëkuptimit SHBA-Iran. Kjo pasi mosmarrëveshjet rreth lundrimit në ngushticën e Hormuzit panë diplomacinë të kolapsohej këtë javë.

 

Poll