Një grua ka humbur jetën në Kamenicë në Kosovë, ndërkaq policia ka cilësuar rastin “hetim i vdekjes”. Ajo raportohet se është gjetur pa shenja jete.
“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.








