AKTUALITET /

I dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Jorgo Goron

Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.

Shkruar nga Versus
I dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Jorgo Goro

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg.

Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumentave të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve.

Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë, ku përfitues përfundimtar rezultoi Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Ndaj Goros ka dhe një tjetër hetim nga ana e SPAK, ku pak ditë më parë kjo e fundit kërkoi dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burg. Sërish ai u akuzua për shpërdorim detyre, pasi në kundërshtim me ligjin i dha një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, që u komandua për pak kohë në krye të bashkisë së Himarës./Versus.al

 

Poll