AKTUALITET /

I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 400 mijë euro pasuri të një personi në Vlorë (EMRI)

Sipas organit të akuzës, pasuritë në fjalë nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar përmes veprimtarive të paligjshme.

Shkruar nga Versus
I dënuar për trafik droge, sekuestrohen 400 mijë euro pasuri
Arjan Rrokaj në momentin e arrestimit

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur sekuestrimin e pasurive të 40-vjeçarit Arjan Rrokaj, i cili më herët është dënuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën me dije se ndaj Rrokajt janë sekuestruar disa apartamente, njësi të ndryshme (garazhe apo ambiente zyre) si edhe automjete, me një vlerë të përgjithshme rreth 400 mijë euro.

Sipas organit të akuzës, pasuritë në fjalë nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar përmes veprimtarive të paligjshme.

Arjan Rrokaj është dënuar nga Gjykata e Breshias me 8 vite burg për akuzat e mësipërme dhe në mars të vitit 2025 u arrestua në Vlorë me qëllim ekstradimin drejt Italisë për vuajtjen e plotë të dënimit.

Njoftimi i Prokurorisë Vlorë:

Nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuritë e shtetasit A.Rr. i dënuar më parë për ‘trafik narkotikësh’ e ‘organizatë kriminale’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1125 të vitit 2020, rezultoi se shtetasi A.Rr., i dënuar më parë për ‘Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë krimiale’, nuk justifikonte pasuritë e krijuara, për të cilat Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë kërkoi sekuestrimin si më poshtë:

a.Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr;

b.Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr dhe B.B;

c.Pasuria e llojit “apartament” me nr.113/34+2-20, me sip.68.8 m2, ZK 3292, Tiranë, në zotërim të shtetases B.B;

d.Pasuria e llojit ‘njësi’ me nr. 12/417-N4 ZK 8602, Vlorë, me sip. 27 m2, në zotërim të shtetasit A.Rr; 

e. Pasuria e luajtshme automjet marka “Toyota Corolla” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B;

f.  Pasuria e luajtshme automjet marka “Volvo XC 60” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B; si dhe

g.Pasuria e luajtshme automjet marka “Mercedes benz GLA” viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400.000 euro./Versus.al

Poll