Live Updates /

Homazhe për 21 janarin, Rama: 15 vite padrejtësi, SPAK bënte sikur çështja s’ekziston! Ujku është i dukshëm

*Në 15 vjetorin e 21 janarit 2011, ditës kur përpara kryeministrisë u vranë 4 protestues të cilët protestonin kundër qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha, u mbajtën homazhe për viktimat duke vendosur lule në trotuar. *Në fjalimin e mbajtur, kryeministri Edi Rama teksa përshkroi ditën e ngjarjes së rëndë dhe mënyrën sesi protesta doli jashtë kontrollit, tha se e kishte të vështirë të shkonte në zyrë sa herë që ishte përvjetori i 21 janarit. *Rama nuk i ndali kritikat ndaj SPAK-ut duke e akuzuar institucionin se u përpoq të bënte sikur 21 janari nuk ekzistonte si çështje dhe duke mos hetuar atë që e konsideroi si krim të pashembullt në kohën e demokracisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në 15 vjetorin e 21 janarit 2011, ditës kur përpara kryeministrisë u vranë 4 protestues të cilët protestonin kundër qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha, u mbajtën homazhe për viktimat duke vendosur lule në trotuar. *Në fjalimin e mbajtur, kryeministri Edi Rama teksa përshkroi ditën e ngjarjes së rëndë dhe mënyrën sesi protesta doli jashtë kontrollit, tha se e kishte të vështirë të shkonte në zyrë sa herë që ishte përvjetori i 21 janarit. *Rama nuk i ndali kritikat ndaj SPAK-ut duke e akuzuar institucionin se u përpoq të bënte sikur 21 janari nuk ekzistonte si çështje dhe duke mos hetuar atë që e konsideroi si krim të pashembullt në kohën e demokracisë.

3 Postime
1 ORE ME PARE

“Ujku është i dukshëm”, Rama: Mos kërkoni nga ne drejtësi për 21 janarin, shikoni tek stacioni i trenit

Homazhe për 21 janarin, Rama: 15 vite padrejtësi, SPAK bënte

Kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht se shumë prej provave për 21 janarin janë zhdukur, “ujku është krejtësisht i dukshëm” duke nënkuptuar ish-kryeministrin Sali Berisha i cili pak kohë më parë u mor në pyetje nga SPAK për ngjarjen e ndodhur kur ai ishte në krye të qeverisë.

“21 janari ka një specifikë. Ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është krejtësisht i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi shumë qartë si shkelje ë konventës evropiane qoftë përdorimin e pajustifikuar të forcës vdekjeprurëse qoftë mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrit me forcë vdekjeprurëse”- tha Rama.

Ndërsa iu përgjigj edhe kritikave duke thënë se nuk duhet kërkuar drejtësi nga qeveria për 21 janarin, por nga SPAK-u.

“Kush kërkon nga ne pse nuk është bërë drejtësi për 21 janarin, të shikojë tek stacioni i trenit dhe jo tek kjo godinë. Sepse nga kjo godinë ka dalë bërthama e reformës në drejtësi”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al

2 ORE ME PARE

“Ne u bëjmë duara e u paguajmë rroga më të larta”, Rama për SPAK-un: Ende s’kanë çuar në GJKKO 21 janarin

Homazhe për 21 janarin, Rama: 15 vite padrejtësi, SPAK bënte

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në homazhet e organizuara në nder të 4 protestuesve të cilët 15 vite më parë u vranë para godinës së kryeministrisë teksa protestonin kundër qeverisë Berisha.

Rama foli me kritika për Prokurorinë e Posaçme duke thënë se nuk mjaftoi as fakti që gjykata e Strasburgut ta konsideronte 21 janarin “krim shtetëror” që SPAK të vepronte duke dërguar dosjen në gjykatën e posaçme.

Duke e cilësuar si “ngjarje të paprecedentë”, kreu i qeverisë tha se ndihet i dobët në pozitë për të bërë diçka që të ketë drejtësi për 21 janarin.

“Nuk ka mjaftuar as vendimi rrënqethës i Gjyktës së Strasburgut. Më shumë sesa dy vjet më parë që prokurorët specialë të kësaj republike t’ja kishin kërkuar deri tani gjykatës speciale drejtësinë për vrasjet shtetërore të 21 janarit. Në emër të drejtësisë prej plot 6 vitesh ne u bëjmë atyre veç duara e hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe vetë presidentit pa llogaritur justifikimin me durim dhe në heshtje nga ana jonë të gabimeve të tyre ndonjëherë tejet shqetësuese si gabime të rritjes së një institucioni të ri dhe jetik. Halli është se sa herë vjen kjo ditë kujtimesh tragjike për ju familjarët e për ne dashamirët tuaj, vijnë mbi kurrizin tonë gurët e mllefit të atyre që ndihen të përdorur me besimin tek besimin e re dhe ndihet i përbuzur në nevojën e vetë që drejtësia për 21 janarin të vihet në vend. Unë i mirëkuptoj plotësisht dhe nuk e pretendoj mirëkuptimin reciprok prej atyre që ç’nuk akuzojnë me gishtin e ngritur kur vjen fjala për pandëshkueshmërinë që mban peng 21 janarin. Unë ndihem po njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë kur shoh sesi kaloi edhe një vit tjetër dhe 21 janari rierdhi përsëri”- tha Rama. Versus.al

4 ORE ME PARE

15 vite nga “21 janari”, Rama: 4 të vrarë nuk po prehen dot në paqe! Drejtësia i ngjan një breshke

Homazhe për 21 janarin, Rama: 15 vite padrejtësi, SPAK bënte

Sot shënohen plot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 kur opozita asokohe Partia Socialiste protestonte duke kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës si kryeministër pas një videoje të publikuar ku Ilir Meta asokohe zv.kryeministër kërkonte 700 mijë euro në bisedë me Dritan Priftin.

Prokuroria e Posaçme e ka rihapur këtë çështje dhe së fundmi ka marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-kryedemokratin Lulzim Basha (ish-ministër i Brendshëm) dhe Ilir Metën (ish-zv.kryeministër).

Për 15 vjetorin e ngjarjes së rëndë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili duke shkruar në rrjetet sociale se 4 protestuesit e vrarë nuk po prehen dot në paqe, pati kritika edhe për SPAK-un duke u shprehur se drejtësia po ngjan me një “breshkë që lutet për harresë”.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”- shkruan Rama. Versus.al

Poll