AKTUALITET /

I riu nga Kosova i bashkohet protestës për Zvërnecin: “Mos u dorëzoni, do të fitoni”

Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të mos heqin dorë nga kauza e tyre.

Shkruar nga Versus

I riu nga Kosova i bashkohet protestës për Zvërnecin: “Mos

Një i ri nga Kosova iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit.

Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të mos heqin dorë nga kauza e tyre. “Veç një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni, ju do të fitoni. Kosova është me ju, Kosova është me nënë Shqipëri”, deklaroi ai para pjesëmarrësve.

Mesazhi i tij u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin turistik në Zvërnec, duke shprehur shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur./Versus.al

Poll