Live Updates /

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë shqiptarët mbushin sheshet e Milanos, Berlinit e Londrës: Revolucion! Të rinjtë nga Kosova: Mos u dorëzoni!

*Qytetarët shqiptarë kanë shpërndarë në rrjetet sociale thirrjet për të vijuar protestën që vazhdon tashmë prej 6 ditësh në sheshin para kryeministrisë. *Në thirrjen e publikuar kërkohet prania e qytetarëve në protestën e 7-të para godinës së kryeministrisë ku kërkohet anulimi i projektit të Zvërnecit, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndryshimi i Kodit Zgjedhor, anulimi i ligjit për investitorët strategjikë dhe zgjedhjet e parakohshme. *Protesta është zgjeruar edhe në diasporë. Në Berlin, qindra shqiptarë kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe të kastës politike 35 vjeçare që ka qeverisur vendin gjatë tranzicionit të stërgjatur. Po ashtu në Milano e Firence, qytetarët u mblodhën duke kërkuar anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe largimin e Ramës e Berishës. *Edhe në Londër, qindra emigrantë shqiptarë u mblodhën para ambasadës shqiptare duke bërë thirrje për revolucion dhe largim të kastës së vjetër politike.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Qytetarët shqiptarë kanë shpërndarë në rrjetet sociale thirrjet për të vijuar protestën që vazhdon tashmë prej 6 ditësh në sheshin para kryeministrisë. *Në thirrjen e publikuar kërkohet prania e qytetarëve në protestën e 7-të para godinës së kryeministrisë ku kërkohet anulimi i projektit të Zvërnecit, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndryshimi i Kodit Zgjedhor, anulimi i ligjit për investitorët strategjikë dhe zgjedhjet e parakohshme. *Protesta është zgjeruar edhe në diasporë. Në Berlin, qindra shqiptarë kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe të kastës politike 35 vjeçare që ka qeverisur vendin gjatë tranzicionit të stërgjatur. Po ashtu në Milano e Firence, qytetarët u mblodhën duke kërkuar anulimin e ligjit për investitorët strategjikë dhe largimin e Ramës e Berishës. *Edhe në Londër, qindra emigrantë shqiptarë u mblodhën para ambasadës shqiptare duke bërë thirrje për revolucion dhe largim të kastës së vjetër politike.

10 Postime
1 MUAJ ME PARE

Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë
Pamje nga protesta

Pas përfundimit të grumbullimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan aksionin e tyre me një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Mijëra qytetarë u nisën përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur të ndezura dritat e telefonave dhe duke kënduar “Dua më shumë Shqipërinë”. Si edhe në ditët e mëparshme, marshimi solli kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të Tiranës.

Protesta po vijon si pjesë e kundërshtimeve ndaj projektit turistik të planifikuar në zonën e Zvërnecit./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

'Histeria dixhitale e orkestruar...', Rama reagon pas jehonës ndërkombëtare të protestave për Zvërnecin: Nuk ka ende projekt dhe as leje ndërtimi

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj raportimeve të mediave ndërkombëtare, përfshirë CNN, mbi protestat kundër projektit turistik të planifikuar në Zvërnec.

Në një postim në rrjetin social X, ai deklaroi se pjesëmarrja në protestat e zhvilluara deri më tani ka qenë shumë më e ulët nga sa është paraqitur në hapësirën mediatike dhe në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, aktualisht nuk ekziston një projekt përfundimtar, nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi dhe nuk ka nisur asnjë punim në terren. Ai theksoi se bëhet fjalë për një vizion zhvillimi që synon ta kthejë Shqipërinë në një destinacion elitar turistik, duke garantuar mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Kryeministri kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si “histeri digjitale”, duke pretenduar se debati është s

Reagimi i plotë i Ramës

“Për @CNN International dhe për të gjitha mediat e panumërta, të mëdha e të vogla, së bashku me të gjithë krijuesit e përmbajtjes me qëllime të mira në Facebook, X, Instagram, TikTok dhe çdo platformë tjetër që sot formëson debatin global, do të doja shumë të përcillja mesazhin e mëposhtëm:

Ndërsa po flasim, protesta e sotme ka mbledhur rreth 2 mijë pjesëmarrës. Është pjesëmarrja më e ulët deri tani, por edhe në kulmin e saj numri i pjesëmarrësve nuk i ka kaluar kurrë 8 mijë persona.

Atëherë si shpjegohet që ajo që një pjesë e madhe e botës ka parë gjatë ditëve të fundit duket kaq e madhe, kaq dramatike dhe kaq mbresëlënëse?

Në një moment, kur histeria dixhitale e orkestruar e këtyre ditëve të ketë kaluar dhe emocionet të jenë qetësuar, bota demokratike duhet të shqyrtojë më nga afër se si hendeku midis realitetit dhe mënyrës se si ai paraqitet u bë kaq i madh.

Jo vetëm për këtë rast të veçantë, por si një simptomë e diçkaje shumë më të madhe.

Si mundi një vend i vogël të bëhej lajm global për arsye kaq të shkëputura nga realiteti në terren?

Si mundi një protestë lokale me disa mijëra pjesëmarrës të shndërrohej në një spektakël ndërkombëtar?

Si mundën supozimet të ktheheshin në fakte, narrativat në verdikte dhe spekulimet në të vërteta të pranuara, përpara se të verifikoheshin faktet bazë?

Dhe ndoshta më e rëndësishmja, çfarë tregon kjo për ekosistemin tonë të informacionit kur perceptimi mund të udhëtojë nëpër botë më shpejt se vetë realiteti?

Sepse realiteti është ky:

Nuk ka ende një projekt.

Nuk ka ende një leje ndërtimi.

Nuk ka ende ndërtim.

Madje nuk ka ende as një projekt përfundimtar.

Ekziston vetëm një vizion dhe një plan: ta shndërrojmë Shqipërinë në destinacionin më tërheqës të turizmit elitar në këtë pjesë të botës, duke krijuar një zhvillim me ndikim pozitiv neto për mjedisin, i cili sipas vizionit aktual do të rezultonte në rreth 25% më shumë pemë dhe hapësira të gjelbra sesa ekzistojnë sot, si dhe në përmirësime të matshme në një sërë treguesish të biodiversitetit.

Ambicia nuk është thjesht të ndërtohet.

Ambicia është të dëshmohet se zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit mund të ecin krah për krah.

Pikërisht për këtë arsye, disa nga ekspertët më të njohur në botë në fushat e ekologjisë, biodiversitetit, arkitekturës së peizazhit, inxhinierisë mjedisore dhe turizmit të qëndrueshëm po punojnë mbi këto koncepte dhe parametra.

Nëse ata do të kenë sukses apo jo, kjo është një çështje që do të vlerësohet në të ardhmen nga shkenca, shqyrtimi publik dhe debati transparent.

Por ta paraqesësh si katastrofë mjedisore diçka që ende nuk ekziston, nuk është projektuar, nuk është lejuar dhe që sipas objektivave të deklaruara synon të prodhojë rezultate pozitive për mjedisin, nuk është një kontribut serioz në diskutimin publik.

Megjithatë, nga ky realitet i thjeshtë lindi një uragan histerie dixhitale, tituj apokaliptikë, indinjatë e fabrikuar dhe përfundime të përgjithshme të paraqitura si fakte të mirëqena.

Gjatë rrugës u shfaqën deepfake, imazhe të manipuluara, pretendime të fabrikuara, amplifikim i koordinuar, rrjete anonime dhe sjellje online që mbartin shumë nga karakteristikat e luftës hibride të informacionit, e cila po ndikon gjithnjë e më shumë debatin publik në shoqëritë demokratike.

Edhe më domethënës është fakti se platformat e mediave sociale regjistruan një shpërthim aktiviteti rreth kësaj teme, ku ndërveprimi në gjuhën shqipe u rrit disa herë brenda vetëm pak ditësh. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje të papritur duket se nuk erdhi nga zgjerimi organik i pjesëmarrjes publike, por nga përhapja e shpejtë e profileve të krijuara rishtazi, llogarive anonime dhe faqeve me pak ose aspak histori të identifikueshme, duke ngritur pyetje legjitime mbi amplifikimin artificial dhe fabrikimin e vrullit dixhital./Versus.al

 

1 MUAJ ME PARE

Boshatisën shkallët e stadiumit, “Tifozët Kuqezi” bojkotojnë miqësoren Shqipëri-Luksemburg, i bashkohen protestës

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Grupi i tifozëve “Tifozët Kuqezi” ka bojkotuar ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, duke iu bashkuar protestës qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Sipas raportimeve nga terreni, pjesëtarë të grupit kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”, por të marrin pjesë në protestën kundër projektit të resortit turistik në Zvërnec.

Protesta e sotme është e shtata me radhë dhe ka mbledhur qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të kauzës, të cilët kundërshtojnë zhvillimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit./Versus.al

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

1 MUAJ ME PARE

I riu nga Kosova i bashkohet protestës për Zvërnecin: “Mos u dorëzoni, do të fitoni”

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Një i ri nga Kosova iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke shprehur mbështetjen e tij për protestuesit.

Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë rezistencën dhe të mos heqin dorë nga kauza e tyre. “Veç një lutje kam për ju, mos u dorëzoni, rezistoni, ju do të fitoni. Kosova është me ju, Kosova është me nënë Shqipëri”, deklaroi ai para pjesëmarrësve.

Mesazhi i tij u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin turistik në Zvërnec, duke shprehur shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Denoncimi i Taulant Ballës: Çfarë duan serbët në protestën e Zvërnecit?

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë
Foto e marre nga FB i Taulant Balles

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Zvërnec kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ngriti pikëpyetje mbi praninë e disa personave dhe automjeteve me targa serbe në protestë, duke lënë të kuptohet se një pjesë e pjesëmarrësve nuk ishin banorë të zonës.

“Ja dhe ata që e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?”, shkroi Balla.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur projekti turistik në Zvërnec ka nxitur debate dhe kundërshti nga grupe qytetarësh dhe aktivistësh, të cilët shprehin shqetësime për ndikimin e tij në mjedis dhe në zonën e mbrojtur./Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Larg duart nga Narta”, qindra qytetarë protestojnë në Zvërnec

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me disa prej pronarëve të tokave në Zvërnec, qindra qytetarë kanë mbërritur për të protestuar kundër projektit të shumëpërfolur.

Me thirrje si “larg duart nga Narta” ata shpalosën flamurin gjigand kuqezi duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të anulojë projektin e njoftuar ku sipas tij investitorë do jenë 2 vëllezër nga Katari. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

‘Revolucion, dorëheqje”, edhe Londra i bashkohet protestave të diasporës shqiptare

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Pas protestave në Firence e Milano të Italisë dhe Berlin e Mynih të Gjermanisë, edhe në Londër është zhvilluar një protestë e shqiptarëve para ambasadës së Shqipërisë.

Me pankarta në duar ku shprehnin qartë kundërshtinë e tyre për projektin e Zvërnecit dhe atë të ligjit të investimeve strategjike, shqiptarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kastës së vjetër politike.

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë   Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë   Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë  

Me fjalët “revolucion” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”, shqiptarët iu bashkuan kështu thirrjeve të nisura në Tiranë e që tashmë janë përhapur në shtete të ndryshme të Evropës. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Vijon protesta për anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e Ramës, sot dita e 7-të

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Ashtu si në ditët e kaluara, sot pritet të mbahet protesta e shtatë në sheshin “Dëshmorët e Kombit” përpara qeverisë ku kërkohet anulimi i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e klasës së vjetër politike.

Me anë të një posteri të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët e kanë caktuar tashmë orën 18:00 dhe sheshin para kryeministrisë si vendtakimin e përhershëm për protestën e tyre që zgjat prej një jave tashmë.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me socialistët në Vlorë tha se edhe sikur 500 mijë veta të zbresin në shesh, sërish nuk ka në plan që të japë dorëheqjen apo të anulojë projektin. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Diaspora shqiptare mbush rrugët e Milanos dhe Firences me protesta: Rama të dorëhiqet

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Protesta e nisur në Tiranë ku mijëra qytetarë po mbushin sheshin prej 1 jave duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, është shtrirë edhe në Itali.

Paraditen e sotme qindra shqiptarë janë mbledhur në sheshin Duomo të Milanos dhe në Firence për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Pavarësisht se protesta ka nisur për Zvërnecin, emigrantët shqiptarë artikuluan kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama duke renditur si arsye: emigracionin masiv të të rinjve, varfërinë, korrupsionin dhe mungesën e besimit tek shteti.

Thirrja e dëgjuar në korin e protestës në Tiranë "Rama n'burg, Berisha n'burg" u përsërit edhe në Itali. 

Ata thanë se largimi masiv i shqiptarëve nga vendi dhe vështirësitë ekonomike tregojnë për dështimin total të qeverisjes në këto vite. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

Protestat zgjerohen edhe në diasporë, emigrantët shqiptarë në Berlin: Rama n’burg, Berisha n’burg

Dita e 7-të e protestës në Tiranë! Në diasporë

Ditën e djeshme, në Berlin të Gjermanisë u mbajt një protestë në mbështetje të protestave masive që kanë nisur në disa qytete të Shqipërisë.

Qindra emigrant shqiptarë të mbledhur kërkuan largimin e qeverisë, transparencë për Zvërnecin dhe llogaridhënie nga ana e institucioneve. Organizatorët e paraqitën protestën si një rritje të madhe të pakënaqësisë ndaj qeverisë që sipas tyre i ka detyruar të emigrojnë jashtë vendit.

“Kur Shqipëria është në rrezik, ne duhet t’i përgjigjemi atdheut. Ne na dhemb zemra kur nisemi të ikim nga Shqipëria”- u shpreh njëri prej folësve.

Ndërsa të pranishmit e tjerë përsëritën në kor thirrjet që janë përmendur më së shumti gjatë protestave në Shqipëri “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Versus.al

Poll