AKTUALITET /

Hipnin mbi bordura për të kaluar rrugën kryesore, policia e Fierit gjobit këmbësorët

Shkruar nga Versus

Hipnin mbi bordura për të kaluar rrugën kryesore, policia e

Fier– Policia ka gjobitur disa qytetarë të cilët kalonin në këmbë rrugët kryesore interurbane duke rrezikuar që të bëheshin shkak aksidenti.

Droni i policisë ka filmuar momente kur këmbësorët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kaluar përmes rrugës ku qarkullojnë makina me shpejtësi të lartë.

Në njoftimin e shpërndarë, policia bën thirrje që këmbësorët të përdorin nënkalimet ose mbikalimet për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme. Versus.al

Poll