AKTUALITET /

'Koka' e grupit kriminal, shqiptari kapet në Kroaci, nën hetim 42 persona

Në kohën e ekzekutimit të urdhrave të arrestimit, pesë anëtarë të grupit kriminal kishin arritur t’i shpëtonin kapjes, duke u fshehur jashtë territorit italian.

Shkruar nga Versus

'Koka' e grupit kriminal, shqiptari kapet në Kroaci, nën

Si pjesë e një hetimi të thelluar evropian dhe ndërkombëtar për ndjekjen e personave të kërkuar me rrezikshmëri të lartë, autoritetet italiane në bashkëpunim me Policinë Kroate kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar të identifikuar me inicialet T.A.

Ai u arrestua në Kroaci, pas një operacioni që zgjati më shumë se gjashtë muaj, dhe ishte subjekt i një urdhri paraburgimi të lëshuar nga autoritetet gjyqësore të L’Aquila-s, në kuadër të një procedimi penal për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas Policisë Italiane, hetimet, të cilat kishin nisur rreth dy vjet më parë, çuan në shkatërrimin e një organizate kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, maqedonas dhe italianë, e cila ishte e angazhuar në trafikun e kokainës në disa shtete të Evropës.

Gjatë këtij operacioni të gjerë, u vendosën masa parandaluese ndaj 42 personave, përfshirë 29 masa arresti në burg dhe 9 në arrest shtëpiak, si dhe u sekuestruan automjete dhe motoçikleta të përdorura në aktivitetin kriminal.

Në kohën e ekzekutimit të urdhrave të arrestimit, pesë anëtarë të grupit kriminal kishin arritur t’i shpëtonin kapjes, duke u fshehur jashtë territorit italian.

T.A., i cili konsiderohej një nga figurat kyçe të këtij rrjeti, ishte strehuar në Kroaci, ku qëndroi për disa muaj në përpjekje për të shmangur drejtësinë. Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes hetuesve italianë dhe policisë kroate, të cilët lokalizuan dhe identifikuan të kërkuarin.

Ndërkohë, në ditët e fundit, janë arrestuar edhe dy të arratisur të tjerë në Shqipëri, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare, ndaj të cilëve ishin lëshuar të njëjtat masa sigurie.

Operacioni në fjalë është pjesë e një strategjie të përbashkët të autoriteteve evropiane për të goditur rrjetet e trafikut të drogës dhe për të kapur të arratisurit që mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndjekjes penale jashtë vendit. /Versus.al/

Tags:

kroaci hetime

Poll