AKTUALITET /

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përsëritje zgjedhjesh edhe në qarkun e Korçës

Shkruar nga Versus

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për

Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Korçës.

PD pretendonte se gjatë procesit zgjedhor të 11 majit kishte pasur tentativa për manipulim votash në këtë qark, duke përfshirë edhe votat e ardhura nga Diaspora.

Vendimi për Korçën vjen pas rrëzimit të ankimimeve të ngjashme nga PD edhe për qarqet Lezhë, Gjirokastër dhe Kukës më herët gjatë ditës. Vendimet e Kolegjit konfirmojnë rezultatet zgjedhore në këto zona, pavarësisht kundërshtimeve të opozitës./Versus.al

Poll