AKTUALITET /

"Kompani sigurie, mjete e bizhuteri luksoze", SPAK sekuestron 25 pasuri të grupit kriminal të dënuar në Belgjikë

Shkruar nga Versus

"Kompani sigurie, mjete e bizhuteri luksoze", SPAK sekuestron 25

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar 25 pasuri të paluajtshme të një grupi kriminal shqiptar që vepronte në Belgjikë duke kryer vjedhje të bizhuterive apo orëve dhe bizhuterive të floritit.

Në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar pasuritë e D.D dhe të familjarëve të tij: D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H ndaj të cilëve po zhvillohet edhe një procedim pasuror. Këta persona rezultojnë të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të grupit kriminal. SPAK ka identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të këtyre personave apo të familjarëve të tyre, të cilat rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme.

Pasuri të sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare:

Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15

Laptopë: 2

iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Orët e shtrenjta, bizhuteritë, monedhat e arit dhe automjetet janë sekuestruar më herët me kërkesë të autoriteteve belge. Monitor.al

Poll