Prokuroria e Vlorës zhvilloi dje një kontroll në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku dy oficerë të policisë gjyqësore, me urdhër sekuestrimi, morën disa dosje nga Zyra e Aseteve që i përkasin periudhës 2023–2025.
Sipas burimeve për mediave në fokus të verifikimeve kanë qenë procedurat e ndarjes dhe parcelizimit të plazheve gjatë këtyre viteve, si edhe kontratat përkatëse. Oficerët qëndruan në institucion nga ora 13:00 deri rreth orës 23:00, duke sekuestruar dokumentacionin e lidhur me këto çështje./Versus.al

