AKTUALITET /

7 muaj pa paga! Punonjësit e 'Bankers Petroleum': Paratë i çojnë në Kinë, ne diskriminohemi në vendin tonë

Shkruar nga Versus

7 muaj pa paga! Punonjësit e 'Bankers Petroleum': Paratë i

Dhjetëra punonjës të kompanisë “Bankers Petroleum” janë ngritur në protestë paraditen e sotme duke kërkuar që të zgjidhet situata e tyre e vështirë me vonesën e pagave prej më shumë se 7 muajsh. Plot 120 punonjës janë në vështirësi ekonomike pasi gjatë gjithë këtyre muajve nuk janë paguar dhe kanë arritur t’ja dalin duke marrë borxhe tek të afërmit e tyre, gjë të cilën nuk mund të vijojnë ta bëjnë më.

Të zhytur në borxhe dhe kredi, pasi mungesa e pagave i ka lënë pa mundësi për të përballuar shpenzimet bazë familjare, ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Do t’ju japim, do t’ju japim, na gënjejnë na mashtrojnë. Ato para i marrin për vete a i çojnë në Kinë, neve pa rroga”- u shpreh njëri prej protestuesve.

Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me protestat gjeri me gjetjen e një zgjidhje përfundimtare. Versus.al

Poll