AKTUALITET /

Kryemadhi nga SPAK: Prokurorët kanë bërë falsifikime keqdashëse

Shkruar nga Versus

Kryemadhi nga SPAK: Prokurorët kanë bërë falsifikime

Pasi Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe 'detyrim paraqitje' për ish-bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi, kjo e fundit foli për mediat. 

Në daljen e saj pas mbylljes së seancës, Kryemadhi akuzoi SPAK se ka bërë falsifikime keqdashëse për deklarimet e pasurisë së tyre dhe shtoi se prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve të ardhura nga SHBA dhe Çekia.

“Prokurorët ishin të papërgatitur përballë fakteve dhe fashikujve që kanë ardhur nga SHBA, Çekia dhe Austria. Profesionalizmi i SPAK ishte në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridik .

Aludimet e tyre qesharake, të bazuara në falsifikime. Këto falsifikime kanë qenë keqdashëse.

Kalkulimet dhe analizat financiare e pa bërë nga SPAK rezultoi të falsifikojë me keqdashje deklarimet e pasurive tona.

Rezulton që edhe nga letër-porositë që kanë ardhur nga SHBA, përsëri i bie të ketë një deklaratë të rremë të cilat në SHBA dënohen me 5 vite burg. Prokurorët ishin të papërgatitur, kaluan në artikujt e mediave”, tha ndër të tjera Kryemadhi, pasi doli nga salla e gjyqit, ku Apeli nuk ja ndryshoi masën e sigurisë.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: