Një grabitje që mund të jetë i denjë për një subjekt filmi.
Kështu e nis media turke 'Sabah' lajmin për mashtrimet e kryera në 10 vitet e fundit në banka nga biznesmeni Hasmet Beddi Kurum, pronar i kompanisë Kurum Demir duke shtuar se me një përfitim të tillë edhe djalli do të donte të vishte këpucët e tij.
Dhe bëhet fjalë për 14 banka në Turqi dhe 19 banka jashtë vendit që u mashtruan nga Hasmet Bedri Kurum duke manipuluar të dhënat e kontabilitetit dhe bilancet duke lëshuar fatura fiktive dhe duke bërë shitje mashtruese.
1.5 miliardë lira turke pa përfshirë interesat janë tërhequr nga bankat në Turqi dhe jashtë , të cilat janë zhdukur, sipas medias turke.
Ishte Ziraat Bank e cila ndodhet në Turqi që ka bërë kallzim penal ndaj Kurum në lidhje me grabitjen e planifikuar në trekëndëshin Shqipëri-Angli-Turqi.
Historia e mashtrimit
Kürüm kishte bërë një plan të përsosur për t'u siguruar që nuk do t'i mbetej asnjë pasuri kur të zbulohej mashtrimi i organizuar.
Haşmet Bedii Kürüm i detyroi të afërmit dhe ish-punonjësit e tij të krijonin kompani guaska në Shqipëri dhe Turqi dhe të nxirrnin kontrabandë asetet dhe pronat personale të kompanisë, të cilat ishin kolaterali për kreditë.
Ai i transferonte kreditë që merrte nga bankat tek kompanitë e lidhura me të dhe bënte transferta mashtruese për të kontrabanduar asetet e kompanisë dhe pasurinë personale që ishin kolateral për kreditë.
OPERACIONI NË SHQIPËRI
Kürüm gjithashtu kryente operacionin e mashtrimit jashtë vendit me arsyetimin se kishte blerë lëndë të para për prodhimin e hekurit.
Haşmet Bedii Kürüm vazhdoi fitimin e tij të organizuar me kompaninë e tij të quajtur Kürüm International SHA, e themeluar në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj kompanie është tërhequr një kredi prej 210.3 milionë euro nga bankat ndërkombëtare si IFC, Raiffesein, Credit Europea, Societe Generale dhe NBG duke përdorur metoda të ngjashme.
Edhe aty ka aplikuar për shtyrjen e falimentimit. U krijuan rekorde sikur të kishte 204 milionë TL (monedha turke) transaksione tregtare me kompani të krijuara jashtë vendit.
Një llogari e arkëtueshme prej 579 milionë TL lidhur me këtë tregti është deklaruar në banka dhe është përdorur si kolateral për kredinë.
Zyra e Kryeprokurorit Publik të Anadollit të Stambollit ka kërkuar të kryejë një hetim për paratë të pista ndaj Kürüm Demir, kompanisë së Haşmet Bedii Kürüm./Versus.al








